2232 azilkërkues drejt Shqipërisë

Pavarësisht pandemisë që bllokoi kufijtë dhe kufizoi lëvizjet në të gjithë botën, një numër i madh kërkesash për azil janë drejtuar drejt Shqipërisë. Instituti i Statistikave raporton se gjatë vitit 2020, rezultojnë 2232 azilkërkues.

Kundrejt vitit 2019, është shënuar një rënie prej 66%. Duke parë kërkesat për azil sipas muajve, piku i aplikimeve shënohet në tremujorin e parë, të cilët përbëjnë 97,7% të azilkërkuesve gjithsej. Kjo është edhe periudha kur vendi nuk ishte futur ende në karantinë si pasojë e COVID-19.

Në muajt pasues, kërkesat për azil kanë qenë shumë të ulëta. Të dhënat e detajuara të Institutit të Statistikave tregojnë se pjesa dërrmuese e atyre që kërkojnë azil në Shqipëri janë me origjinë nga Siria dhe Iraku, të cilët zënë edhe 54,4% të totalit të azilkërkuesve. Ndërkohë që kërkesa të larta ka edhe nga Afganistani dhe Maroku.

Po të analizosh të dhënat sipas gjinisë, vihet re se pjesa dërrmuese, ose 75,6% e kërkesave për azil, janë nga meshkujt, ndërkohë që vetëm 501 aplikime janë nga femrat.
Azilkërkuesit integrohen në tregun e punës me vështirësi dhe kryesisht punësohen në sektorin informal, ose e thënë ndryshe, në të zezë, dhe në punë që refuzohen nga shqiptarët./A2CNN

LEXO EDHE:

Back to top button