Mosshtyrja e afatit për targat, SHBA thotë se është e zhgënjyer nga Qeveria e Kosovës

Mosshtyrja e afatit për targat, SHBA thotë se është e zhgënjyer nga Qeveria e Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur zhgënjim për mosrespektimin e kërkesës së tyre dhe shteteve të tjera të QUINT-it, për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat ilegale në Kosovë.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, përmes një deklarate publike të premten, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shtyjë afatin për konvertimin e targave ilegale të lëshuara nga Serbia në ato legale RKS.

Mes tjerash, thuhet se zgjatja e afatit është në interes të përparimit në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë për ta bërë një gjë të tillë”, u tha në deklaratën e Price.

SHBA-ja më herët kishte bërë të ditur se është kërkesë e saj dhe e Bashkimit Evropian që Kosova ta shtyjë afatin për riregjistrim për dhjetë muaj.

LEXO EDHE:

Back to top button