236 vjet nga lindja Arthur Schopenhauer, një nga filozofët më të rëndësishëm të epokës së tij

236 vjet nga lindja Arthur Schopenhauer, një nga filozofët më të rëndësishëm të epokës së tij

Sot është përvjetori i lindjes së filozofit gjerman të shquar, Arthur Schopenhauer, ditë kjo e cila na bën të reflektojmë mbi një nga mendimtarët më të rëndësishëm dhe më me ndikim të epokës së tij.

Arthur Schopenhauer (22 shkurt, 1788 – 21 shtator, 1860) ishte një filozof gjerman i njohur për pesimizmin e tij atheist dhe qartësinë filozofike. Në moshën 25 vjeçare, ai botoi disertacionin e doktoratës, On the Fourfold Root of the Principle of Sufficient Reason, e cila ekzaminoi pyetjen themelore: A mundet arsyeja, e vetme, të japë përgjigje mbi botën.

Punimi më me ndikim nga Schopenhauer, Bota si Vullnet dhe Përfaqësim (Die Welt als Wille und Vorstellung), theksoi rolin e motivimit themelor të njeriut, që Schopenhaueri e quan vullnet. Analiza e Schopenhauerit mbi vullnetin e çoi atë në përfundimin se dëshirat emocionale, fizike, dhe seksuale nuk mund të përmbushem kurrë. Si pasojë, Schopenhauer favorizoi një jetesë duke mohuar dëshirat njerzore, ngjashëm me mësimet e Budizmit dhe Vedantas.

Duke vijuar nga idealizmi i Immanuel Kant, Shopenhauer refuzoi filozofitë bashkëkohore post-Kantiane të idealizmit gjerman. Kunder ideat e filozofeve perpara atij, ai zhvilloj nje sistem etik dhe metafizik ateist, qe ai e zhvilloj si nje manifestim i pesimizmin filozofik.

Shopenhauer ishte ndër mendimtarët e parë të filozofisë perëndimore që ndau dhe afirmoi parimet e rëndësishme të filozofisë lindore (p.sh asketizmi, bota si aparencë), pasi kishte arritur në konkluzione të ngjashme si rezultat i punës së tij filozofike. Edhe pse puna e tij nuk pati vëmendjen e merituar gjatë jetës së tij, impakti pas vdekjes së Shopenhauer preku disiplina të ndryshme, duke përfshirë filozofinë, letërsinë dhe shkencën.

Analiza metafizike e Schopenhauerit mbi vullnetin, pikëpamjet e tij mbi motivimin dhe dëshirat njerëzore, dhe stili i shkrimit aforistik ndikoi te shumë mendimtarë të njohur, përfshirë Friedrich Nietzsche, Richard Wagner, Ludwig Wittgenstein, Erwin Schrödinger, Albert Einstein, Sigmund Freud, dhe Karl Kraus.

LEXO EDHE:

Back to top button