24 vjet më parë shqiptarët u shpallën “pakicë gjuhësore etnike” në Itali
24 vjet më parë shqiptarët u shpallën “pakicë gjuhësore etnike” në Itali

Më 15 dhjetor 1999, shqiptarët në Itali u njohën si një pakicë gjuhësore etnike.
Popullata shqiptare u nis në mërgim drejt Italisë me vendosjen e vendit nën pushtimin otoman. Pavarësisht represionit asimilues, arbëreshët ruajtën me ngul traditën, kulturën dhe simbolet arbërore.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell foto nga vizita e një grupi arbëreshësh të Italisë gjatë vizitës në Shqipëri. Gjithashtu promemorien drejtuar kryetarit të delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris nga arbëreshët e Palermos, të cilët shprehnin dhimbjen për dhunimin e të drejtave të Shqipërisë./ atsh