Zbulohet fjalimi i Çavit para “El Clasico”

Dokumentari më i fundit i futbollit, “Një Epokë e Re”, rrëfen të dhënat e kohëve të fundit të Barcelonës dhe ofron disa pamje, të cilat nuk janë parë kurrë më parë, të tilla si bisedat e ekipit të Çavit para ndeshjeve. Një që bie veçanërisht në sy është ajo përpara “El Clasico”, ndaj rivalëve të tyre, Real Madridit. Para se të fitonte 4-0 në “Santiago Bernabeu”, biseda e Çavit me ekipin e tij ishte befasuese.

 

“Çuditërisht, sot në Madrid, është dita kur jam më i qetë dhe si trajner mendoja se do të isha më i tensionuar, më nervoz, por jam shumë i qetë, a e dini pse? Sepse do të fitojmë. Kjo sepse keni treguar se jepni gjithçka në fushë, është një ditë durimi dhe personaliteti. Durim me topin, ata do të dëmtohen psikologjikisht, tifozët do t’i vërshëllejnë. Kjo është ndeshja që duam, nëse jepni gjithçka në fushë dhe jeni bashkë, ne jemi një ekip më i mirë se Real Madridi. Nëse luajmë të paqëndrueshëm, tani unë ju sulmoj, tani ju më sulmoni mua, unë sulmoj, ju sulmoni, atëherë ata janë më të mirë”, ka thënë Çavi.

 

LEXO EDHE:

Back to top button