25 viktima dhe mbi 50 të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut në Venezuelë

25 viktima dhe mbi 50 të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut në Venezuelë

25 persona humbën jetën dhe 52 të tjerë u zhdukën për shkak të përmbytjeve që pushtuan Venezuelën këtë fundjavë nga fenomeni La Niña.

Reshjet e dendura të shiut nxorën nga shtrati të paktën 5 lumenj, duke i bërë rrugët të pakalueshme.

Rrëshqitjet vdekjeprurëse të dheut kanë rrëmbyer shtëpitë në qytetin Las Tejerias të Venezuelës, në jug të kryeqytetit Karakas.

Zëvendës-presidentja Delcy Rodriguez vizitoi një nga zonat më të prekura të dielën. Shërbimet e shpëtimit po punojnë për të gjetur të zhdukurit, tha ajo. Presidenti Nicolas Maduro e përshkroi situatën si “të vështirë dhe të dhimbshme” dhe shpalli tre ditë zie kombëtare duke filluar nga e diela, “në solidaritet me familjet e prekura”.

Rreth 1000 personel emergjence po merrnin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit, shtoi zëvendësministri i mbrojtjes civile Carlos Perez Ampueda.

Rrëshqitjet e dheut ndodhën pasi lumi El Pato doli nga shtrati dhe përmbytjet që rezultuan rrënuan disa shtëpi dhe dyqane.

La Niña është një ngjarje e natyrshme, e cila përfshin një ftohje të Oqeanit Paqësor dhe zakonisht sjell kushte më të lagështa në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine.

LEXO EDHE:

Back to top button