25 viktima nga vërshimet në jug të Indisë

Të paktën 25 persona kanë vdekur nga vërshimet në jug të Indisë, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë dëmtuar shtratin e ujit të lumenjve. Pesë fëmijë janë në mesin e të vdekurve. Ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet pasi disa persona janë ende të zhdukur. Kotajam dhe Iduki janë dy rajonet më të prekura. Helikopterët po dërgojnë furnizime në zonat ku janë bllokuar njerëzit. Mijëra persona janë evakuuar dhe mbi 100 kampe të shpëtimit janë krijuar në shtetin Kerala, kanë thënë autoritetet.

LEXO EDHE:

Back to top button