264 shoferë të sanksionuar në Shkup: 88 për vozitje të shpejtë

264 shoferë të sanksionuar në Shkup: 88 për vozitje të shpejtë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (10.03.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 264 masa, nga të cilat 88 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 18 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, tri sanksione për shofer fillestar.

Shtatë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit, tre masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, shtatë sanksione për kalimin e sinjalit të mbyllur (drita e kuqe).

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

LEXO EDHE:

Back to top button