Pep Guardiola kërkon mesfushorin gjerman të Bajern Munihut

Me largimin e tij nga Bajern Munihu, që pritet të jetë shumë i afërt, duket se “katalizatori” i mesfushës, Xhoshua Kimih mund të punojë edhe një herë tjetër në karrierën e tij, nën drejtimin e teknikut spanjoll, Pep Guardiola.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, trajneri i Man. Sitit është i vetëdijshëm për dëshirën e mesfushorit për t’u larguar nga Bajerni dhe dëshiron ta ftojë 28-vjeçarin në ekipin e tij, gjatë kësaj merkatoje vere.
Ndërkaq, në garën për gjermanin janë dhe “katalanasit” e Barcelona, por që momentalisht janë në “disavantazh” krahasuar me “qytetarët” e Man. Sitit, me këtë të fundit që kanë fondet e duhur për ta paguar shumë më shumë se spanjollët “tankun” gjerman.