284 raste të reja me COVID në Shqipëri

Vijojnë të mbeten të larta shifrat e të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë raporton sot 284 raste të reja nga 4,201 testime të kryera.
Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë si pasojë e virusit. Tirana ka numrin më të lartë të të infektuarve. Ndërsa, sipas ministrisë aktualisht janë 1,271 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 34 pacientë. Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,503 që nga fillimi i epidemisë.