Alsat kontakton komisionin e shkallës II UT s’ka ankesë për gjetjet e inspektoratit

Alsat kontakton komisionin e shkallës II UT s'ka ankesë për gjetjet e inspektoratit

Gazetar: Ardit Ramadani

Pavarësisht pretendimeve të ministri të Arsimit Jeton Shaqiri se në këtë pikë s’mund të ndërmerren masa kundër Universitetit të Tetovës për shkeljet e konstatuara nga Inspektorati i Arsimit, hulumtimi i ALSAT tregon se Shaqiri manipulon. Universiteti i Tetovës asnjëherë nuk ka parashtruar ankesë për këto shkelje deri te komisioni i shkallës së dytë, i vetmi kompetent për të vendosur pas ankesave ndaj raporteve të institucioneve inspektuese.

“Deri te komisioni ynë nuk ka arritur asnjë ankesë nga Universiteti i Tetovës, e konfirmuam edhe me Arkivin e Komisionit, nuk ka diçka të tillë,” tha Elizabeta Ruseska, kryetare e Komisionin e Shkallës së Dytë.

Sipas ligjit, ministri i Arsimit Jeton Shaqiri është i detyruar të ndërmerr masa pas konstatimit të shkeljeve nga ana e Inspektoratit të Arsimit dhe më pas, Universiteti përkatës vendosë nëse do ta ankimojë atë vendim apo jo.

Por ministri Shaqiri edhe 1 muaj pas këtij vendimi nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ndërsa raportin e mban të bllokuar, duke deklaruar një të pavërtetë se raporti po shqyrtohet nga komisioni i shkallës së dytë.

Nga kush e prisni këtë vendim sepse tash gjithçka është në dorën tuaj? Jo nuk është vendim përfundimtar në një proces në qoftë ka një raport të inspektoratit dhe ka një palë tjetër e cila e kundërshton atë raport, janë edhe organe tjera të cilat vendosin qoftë inspektorati i shkallës së dytë të cilët vendosin,” tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës 5 qershor.

“UT-ja ka pjesë ankimuese në komisionin e shkallës së dytë” – Ministri i Arsimit dhe Shkencës.

ALSAT një muaj më parë arriti të zbardh raportin e Inspektoratit të Arsimit. Aty ishte konstatuar se Senati i udhëhequr nga Vullnet Ameti, kishte caktuar kundërligjshëm Kushtrim Ahmetin si UD.Rektor, kundërligjshëm ishin emëruar edhe të gjithë pro-rektorët.

Shkelje ishin konstatuar edhe në mos-publikimin e konkursit për Rektor brenda afateve ligjore nga ana e 3 UD.Rektorëve paraprak, Vullnet Ahmeti, Reshat Qaili dhe Kushtrim Ahmeti, kjo kishte lënë UT-në pa rektor për thuajse 2 vite. Vendosja e kritereve shtesë në konkursin e parë për Rektor, gjithashtu sipas Inspektoratit kishte qenë e kundërligjshme. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button