29 ditë pa humbje jetësh nga lufta – ALSAT-M


Alsat
24.08.2020 20:18
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përshëndeti armëpushimin që hyri në fuqi muajin e kaluar, duke thënë sot se ai ka rinovuar shpresën për paqe në zonën e konfliktit në lindje të vendit.
“Për 29 ditë nuk ka patur humbje apo plagosje nga lufta. Unë besoj se kjo është fitorja jonë e madhe e përbashkët”, tha Zelensky gjatë një takimi me kryediplomatin gjerman, Heiko Maas, sipas një deklarate të palës ukrainase.
Maas, vizita e të cilit në Kiev përkoi me festimet e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, shprehu shpresën se ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës do të takohen muajin e arshshëm, për të vazhduar procesin e paqes.
Gjermania dhe Franca kanë ndërmjetësuar bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës për gjashtë vitet e fundit, në një përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit të zjarrtë në Ukrainën lindore, afër kufirit rus.