2po2 lë muzikën?

2po2 lë muzikën?

Reperi i njohur i skenës shqiptare, Besnik Canolli, i njohur për publikun me nofkën “2po2”, ka bërë të ditur se do të lansojë albumin e ri, për të cilin ai ka paralajmëruar se do të jetë i fundit në karrierë.

Lajmin ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Karrierën të cilën Canolli e filloi në vitin 1994, ka lënë të nënkuptojë se po dëshiron ta përfundojë këtë vit.

“2024 le të jetë viti i albumit tim të fundit”, ka shkruar ai.

Shpërthimin më të madh, 2po2 e pati me “Prishtinali jom” para se të vazhdonte me shumë hite të tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button