3.7 miliardë dollarë baste për zgjedhjet në SHBA, francezi fiton 55 milionë me triumfin e Trump

3.7 miliardë dollarë baste për zgjedhjet në SHBA, francezi fiton 55 milionë me triumfin e Trump

Një francez misterioz raportohet të ketë fituar mbi 55 milionë dollarë me triumfin e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Sipas raportimet bastexhiu me pseudonimi Theo vendosi 30 milinë dollarë në kriptovaluta në Polymarket dhe në orët e para të mëngjesit të së mërkurës pothuajse i trefishoi ato me rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë duke marrë mbrapsh plot 85 milionë.

Në përgjithësi, në Polymarket janë vënë bast rreth 3.7 miliardë dollarë për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

Vëllimi i madh i basteve nga njëmbëdhjetë llogaritë e përdorura nga Théo tërhoqi vëmendjen e rregullatorëve francezë të lojërave të fatit dhe krijoi dyshime, për një përpjekje për të ndikuar në rezultatin e votimit.

Në një intervistë për Wall Street Journal përpara rezultateve, Théo këmbënguli se nuk kishte pasur absolutisht asnjë agjendë politike dhe se ai kishte vënë bast për Trump pasi ishte i bindur se sondazhet e kishin nënvlerësuar.

LEXO EDHE:

Back to top button