3 lokale janë mbyllur në Tetovë dhe Gostivar, në aksionin e fundit policor

3 lokale janë mbyllur në Tetovë dhe Gostivar, në aksionin e fundit policor

3 lokale janë mbyllur në Tetovë dhe Gostivar, në aksionin e fundit policor. Nga MPB njoftojnë se kontrolle janë kryer në 16 objekte gastronomike ku janë konstatuar një sërë parregullsish. Në aksion janë përfshirë Inspektorati Shtetëror i Tregut, Policia, Drejtoria e Policisë Financiare, Drejtoria e të Ardhurave Publike, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Inspektorati Ndërtimor.

Në këtë aksion janë ndërmarrë veprime të inspektimit të veprimtarive të paligjshme sa i përket trafikimit të paligjshëm të drogës, ndërmjetësimit në prostitucion, pastrimit të parave, krimeve korruptive nga zyrtarë të punësuar në institucionet shtetërore lidhur me veprimtarinë e paligjshme të subjekteve që kryejnë veprimtari hoteliere dhe aktivitete të tjera të kundërligjshme.

LEXO EDHE:

Back to top button