3 të vrarë dhe 2 të plagosur nga të shtënat në Dakotën e Jugut
3 të vrarë dhe 2 të plagosur nga të shtënat në Dakotën e Jugut

Nga të shtënat që kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin Sioux Falls, në shtetin e Dakotës së Jugut, kanë mbetur të vrarë tre persona, ndërsa dy të plagosur, sipas policisë lokale.
Policia shtoi se i dyshuari ndodhet në paraburgim dhe se nuk është më rrezik për shoqërinë.
Policia i gjeti viktimat rreth orës 2:45 të mëngjesit me orën lokale, pasi dikush raportoi një shqetësim, raporton AP.
Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa lëndimet e tyre janë jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen motivet e sulmit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.