3 vite burg për vozitësin që shkaktoi aksidentin ku humbi jetën 24-vjeçarja, reagojnë familjarët

3 vite burg për vozitësin që shkaktoi aksidentin ku humbi jetën 24-vjeçarja, reagojnë familjarët

Gazetar: Igor Stefanovski

Tre vjet burg për Jordan Gjorgiev i cili kishte goditur me makinë për vdekje Viktorija Nikollovën nga Radovishi afër qendrës tregtare “City Mall”. Gjykata ka shpjeguar pse lartësia e dënimit për kundërvajtje të rënda në trafik është më e vogël se minimumi i parashikuar ligjor prej 4 vitesh për këtë vepër.

“I akuzuari ka pranuar krimin, ka shprehur pendim, ka treguar vetëdije për paligjshmërinë e veprës së kryer, moshën e tij, se është i ri 23 vjeç, para të cilit është një jetë e tërë dhe që për herë të parë bie në kundërshtim me ligjin”, tha Lubinka Bashеska, gjykatëse.

Por, familja e vajzës së ndjerë janë të tronditur nga dënimi i ulët.

https://youtu.be/S3-bxLqEq_E

“Jam i tronditur nga ky shtet dhe nga drejtësia. Dhe kjo është arsyeja pse ka përqindje të ulët të besimit tek gjyqësori, 0%. Unë nuk kam asgjë tjetër. Ne si familje jemi të tronditur me këtë vendim dhe nuk kam fjalë, prandaj të gjithë po ikin nga ky vend”, tha Babai i të ndjerës Viktoria Nikollova.

Të pakënaqur me vendimin edhe avokatët e familjes së Viktorias, por edhe i dashuri i saj i cili mbeti i lënduar nga goditja.

“Në atë natë më datën 20, vezullonte drita e verdhë. Fatkeqësisht, sot kjo gjykatë ka lejuar që drita të jetë jeshile dhe në këtë mënyrë lejon që vepra të tilla të jenë, gjegjësisht të mbeten të pandëshkuara”, u shpreh Vlladimir Mihajlloviq, avokat i familjes Nikollov.

“Ne do të dorëzojmë kërkesë në Prokurorinë Themelore Publike për paraqitje të detyrueshme të ankesës kundër këtij aktvendimi”, theksoi Biljana Andonova, avokat i të dëmtuarit Leonid Daov.

Mbrojtja e të akuzuarit mirëpriti vendimin.

“Nuk do ta ankimojmë aktvendimin për këtë dënim prej tre vitesh. Por do ta ankimojmë vendimin e paraburgimit, sepse ne kemi kërkuar sërish arrest shtëpiak, që në ligj është paraburgim që kufizon, jo mbrojtje në liri”, tha Dushko Jankoviq- avokat i Jordan Gjorgiev.

Gjykata Penale vendosi që Gjorgiev të mos të mund të vozisë në tre vitet e ardhshme. Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit deri në përfundimin e vendimit. Përndryshe, ngjarja tragjike ka ndodhur më 20 janar./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button