30 ditë paraburgim për dy policët nga Kumanova
30 ditë paraburgim për dy policët nga Kumanova

Gjykata penale ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditor për dy policët nga Kumanova të cilët u privuan nga liria. Ndaj tyre Prokuroria ka hapur hetim për veprat penale “pengim të drejtësisë”, “keqpërdorim të pozitës zyrtare” dhe “falsifikim të dokumentit”. Bëhet fjalë për dy inspektorë nga Kumanova, njëri për krim ekonomik kurse tjetri për çështje pronësore. Organet hetimore njoftuan se të dy personat kishin ndikuar në procedimin ndaj personave të tretë në disa raste, duke penguar drejtësinë dhe duke u mundësuar të tjerëve përfitime pronësore dhe financiare. Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka bërë të ditur se prokurori që merret me rastin ka vlerësuar se, duke marrë parasysh pozitat e tyre të punës, nëse mbrohen nga liria, mund të ndikojnë ndaj dëshmitarëve dhe të pengojnë procedurën. /Alsat.mk