Telashe shtesë për “Djajtë e Kuq”, lëndohet mesfushori brazilian

Kasemiro është bërë lojtari i fundit i Man. Junajtedit që ka pësuar një lëndim. 31-vjeçari është ankuar në një problem me kyçin e këmbës teksa luante për Brazilin. Kasemiro luajti 79 minuta në barazimin 1-1 të Brazilit me Venezuelën, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të vitit 2026. Ishte trajneri i Brazilit, Fernando Diniz, ai i cili zbuloi lajmin për lëndimin e Kasemiros.

“Ai kërkoi të zëvendësohej për shkak të një goditjeje në kyçin e këmbës”, ka thënë shkurtimisht Diniz.

Është e paqartë nëse ai do të jetë i gatshëm për të luajtur kundër Uruguait të martën ose në ndeshjen e radhës të Man Utd kundër Sheffield United të shtunën e ardhshme.

Kasemiro është lojtari i fundit i “Djajve të Kuq” që ka hasur në një lëndim këtë sezon, me lojtarë si Luk Shou, Lisandro Martinez dhe Aaron Van-Bisaka që të gjithë pritet të jenë të jashtë fushave për një kohë të gjatë Rafael Varane, Serhio Reguilon, Tajrell Malasia, Kobie Mainoo dhe Amad Diallo janë gjithashtu aktualisht duke u trajtuar si pasojë e disa lëndimeve të lehta.

LEXO EDHE:

Back to top button