Humbet titullarin për 20 ditë pas dëmtimit në kombëtare

Lajme jo fort të mira kanë mbërritur prë trajnerin Masimiliano Allegri, që nuk do të ketë në dispozicion kapitenin Danilo. Lojtari u dëmtua në ndeshjen e kombëtares së Brazilit ndaj Venezuelës dhe u rikthye menjëherë në Torino.

Danilo iu nënshtrua kontrolleve mjekësore, që konfirmuan një dëmtim të shkallës së parë të kofshës së majtë. Kjo do të thotë që mbrojtësi do të qëndrojë 20 ditë pushim, duke humbur ndeshjen e madhe ndaj Milan, në “San Siro”.

Kapiteni i Juventus nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Allegri as në ndeshjet ndaj Verona e Fiorentina, ndërkohë që synohet të jetë gati për sfidën ndaj Kaljiari, në nëntor. Danilo e kuptoi menjëherë që u dëmtua dhe kërkoi zëvendësim në ndeshjen e kombëtares.

Kjo mungesë detyron trajnerin Allegri të modifikojë mbrojtjen, ku mungon edhe Alex Sandro, ndërkohë që mungesa e një lideri si Danilo do të ndihet. Pritet që vendin e tij ta zërë Rugani.

LEXO EDHE:

Back to top button