Pep Guardiola zbulon se cili lojtarë është kyç te Man. Siti

Trajneri Pep Guardiola i gëzohet paraqitjeve të mira që skuadra e tij e Man. Siti po bën si në Premier Ligë ashtu dhe në Ligën e Kampionëve. Ai ka lavdëruar shumë mesfushorin portugez Bernardo Silva, të cilin e konsideron të rëndësishëm për skuadrën e tij.

Për Guardiola fakti që ai qëndroi me kampionët e Europës edhe këtë sezon është një sinjal i fortë i lidhjes që ai ka me këtë grup.

“Kishim frikë se mos ai largohej këtë verë në merkato dhe do të humbisnim një element të rëndësishëm”, tha Guardiola për “Sky Sports”.

 

“Ai është i pazëvendësueshëm, ka një vend të rëndësishëm. Unë mund të flas 10 minuta radhazi për të këtu dhe t’ju tregon se çfarë përfaqëson ai për ne. E duam të gjithë dhe në dhomat e zhveshjes të gjithë e adhurojnë”, u shpreh Guardiola.

Bernardo Silva, 29 vjeç, luan me Man. Sitin që prej vitit 2017 dhe ka një kontratë që skadon më 30 qershor të vitit 2026.

LEXO EDHE:

Back to top button