Barcelona gati zëvëndësimin, Levandovski tundet me një ofertë nga Arabia Saudite

Robert Levandovski, ashtu si një pjesë e madhe e kolegëve të tij, është i tunduar për të provuar një eksperiencë në Arabinë Saudite.
Polaku mund të ndryshojë ambient në verën e ardhshme duke qenë se edhe katalanasit nuk e shohin më si një element thelbësor, me sulmuesin që nuk garanton më qëndrueshmëri fizike. Kështu, te Barça janë të vetëdijshëm për skenarin e së ardhmes dhe kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Leva-s. I preferuari është Santiago Himenez i Fejnordit.
Sulmuesi meksikan ka shënuar 13 gola në 10 ndeshje të kampionatit holandez. 22-vjeçari premton shumë për të ardhmen dhe një largim i mundshëm i Levandovskit do ta shndërronte Himenez në profilin ideal për Barçën.