Gliha: Duhet të pajtohemi me rrethanat dhe të japim maksimumin

Kombëtarja e Kosovës përballet të dielën në orën 20.45 në “Fadil Vokrri” ndaj Izraelit, takim ky që shkon për llogari të kualifikueseve të Euro 2024. Trajneri i “Dardanëve”, Primozh Gliha ka treguar edhe arsyet se përse mungojnë kaq shumë lojtarë të mirë në listë.

“Të gjithë e dinë situatën që po luajmë në një kohë të pazakontë. Kjo ka sjellë shumë probleme në mënyrën si janë qasur klubet. Ka pasur edhe vendime personale të lojtarëve. Mungesa kemi pothuajse çdoherë. Ndeshja e sontme do të jetë e katërta e imja. Nga këto katër ndeshje kam pasur vetëm nëntë stërvitje. Pyeteni këdo nëse mund ta përgatisësh ekipin për katër ndeshje me nëntë stërvitje. Ne po tentojmë më të mirën. Duhet të pajtohemi me rrethanat në të cilën gjendemi. Pres një ndeshje të mirë”, tha mes tjerash Gliha.

Sfida Kosovë-Izrael, do të zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20.45.

LEXO EDHE:

Back to top button