Mbyllet merkatoja në Arabinë Saudite, Benzema ka 3 opsione

Sonte do të mbyllet merkatoja e janarit në Ligën Saudite. Karim Benzema i ka tri opsione në tavolinë për të vendosur të ardhmen e tij. Lojtari pretendoi se ishte bllokuar në një ciklon në vendin e tij të pushimeve, Mauritius. Këtë arsyetim nuk e ka falur trajneri Gallardo i cili ka vendosur ta dënoi futbollistin dhe e ndaloi të stërvitej me skuadrën. Në orët e fundit të afatit kalimtar, Benzema i ka tri opsione për të vendosur të ardhmen e tij.
I pari është rikthimi në Evropë ngase ka disa skuadra të interesuara për të.
I dyti është kërkimfalja nga trajnerit Gallardo. Argjentinasi është një trajner me prestigj dhe personalitet dhe për këtë arsye, pavarësisht presionit, nuk e ka falur sulmuesin duke e mbajtur të dënuar që një kohë.
Një opsion i fundit është një transferim brenda Ligës Saudite. Skuadra rivale të Al Ittihad janë të çmendura pas Benzemas dhe do të dëshironin me çdo kusht një marrëveshje me të./Indeksonline/