Selami: Periudha për regjistrimin, jo optimale por e mjaftueshme për proces legjitim

Koha deri kur Enti shtetëror për statistika duhet të përgatisë metodologjinë për zbatimin e regjistrimit nuk është optimale. Kështu vlerëson zëvendësdrejtori i ESHS-së, Ilmi Selami i cili thotë se ndërkohë që regjistrimi është shtyrë, enti ka përgatitur konturat e metodologjisë mbi të cilat duhet zbatohet procesi regjistrimit. Sipas tij, deri në fillim të muajit mars do të përfundojë edhe trajnimi i nevojshëm për regjistruesit. Selami garanton se përfaqësimi jo adekuat në sektorët kryesor të entit nuk rrezikon procesin.

Ka kohë, nuk është optimale por krejtësisht e mjaftueshme që një gjë e tillë të bëhet në një afat që do të kishte lejuar një proces regjistrimi krejtësisht legjitim dhe kredibil – tha Ilmi Selami, Zëvendës drejtor i ESHS-së.

Kërkesave të opozitës për Komision Shtetëror për Regjistrim, Selami i përgjigjet me rezultatet e regjistrimeve paraprake të dështuara pikërisht për shkak se janë organizuar nga komisione me ndikime politike.

Nëse kthehemi paraprakisht dhe opozita kërkon që regjistrimi për shkak të besueshmërisë të bëhet nga Komision Shtetëror për Regjistrim dhe mos ta bëj Enti i Statistikave, praktika dëshmon të kundërtën. Deri tani gjitha regjistrimet janë bërë me KSHR dhe nuk ka mbetur asnjë pa mos u politizuar, madje i fundit edhe u ndërpre. Kjo risi ka pikërisht atë qëllim, të depolitizojë maksimalisht regjistrimin – u shpreh Ilmi Selami, Zëvendës drejtor i ESHS-së.

Enti do të nisë një fushatë dedikuar diasporës për nevojën e paraqitjes në regjistrim. Pas miratimit të ligjit, ESHS obligohet të njoftojë qytetarët për regjistrimin, të përgatisë trajnim profesional për regjistruesit, të siguron mjetet teknike dhe përpilon program. Pas regjistrimit përpunon të dhënat, publikon rezultatet dhe në afat prej 6 muajsh dërgon raport në Qeveri. Regjistrimi i popullsisë do të realizohet nga 01-21 prill dhe përfshinë qytetarët, amvisëritë dhe objektet.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button