Presidenti i Seria A, me propozim të ri për tifozët në Itali

Presidenti i Lega Serie A, Paolo Dal Pino ka ardhur me një propozim interesant sa i përket futbollit.

“Mendoj se duhet të jemi në gjendje të pranojmë qytetarë të vaksinuar në stadium. Ne i paraqitëm një plan 300 faqesh Qeverisë se si mund t’i mirëpresim tifozët përsëri në stadium me siguri, me një kapacitet të reduktuar prej 20-30 përqind, por nuk morëm një përgjigje të vetme. As edhe një telefonatë. Kështu që shpresoj që të paktën ata që janë të vaksinuar të mund të lejohen të hyjnë’, tha mes tjerash Pino.

Ka pasur gjithashtu sugjerime që të gjithë lojtarët profesionistë duhet të marrin vaksinën, e cila më pas do t’i lejonte ata të luanin rregullisht pa pasur nevojë për testime të përsëritura.

LEXO EDHE:

Back to top button