352 shoferë të sanksionuar në Shkup, 108 për tejkalim të shpejtësisë
352 shoferë të sanksionuar në Shkup, 108 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (24.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 352 gjoba, nga të cilat 108 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 28 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 32 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. Janë shqiptuar 3 masa për kalim sinjalizim të mbyllur – semafor i kuq, 20 sanksione për përdorim celular gjatë drejtimit të automjetit, 14 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.