4 muaj i vdekur, banka ndjek kredimarrësin deri në varr: Ngjarja u zbulua pasi turku nuk po paguante

4 muaj i vdekur, banka ndjek kredimarrësin deri në varr: Ngjarja u zbulua pasi turku nuk po paguante

Një histori e pabesueshme ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Ankara të Turqisë duke i lënë të gjithë me gojë hapur prej mesazhit të marrë: Gjithkush mund të të harrojë, por banka ku ke marrë kredinë jo!

69-vjeçari Ahmet Baştuğ kishte katër muaj që nuk bëhej i gjallë nëpër lagje dhe as nuk i përgjigjej në telefon familjarëve të tij. Askush nuk ishte bërë merak për shëndetin e tij, përveç punonjësve të bankës, të cilët kishin vërejtur se ai kishte disa muaj që nuk paguante kredinë, raporton abcnews.al.

Me të marrë këtë informacion, ata shkojnë dhe trokasin në shtëpinë e Ahmetit por nuk u del askush. Punonjësit e bankës njoftojnë më pas policinë për shkak të erës së keqe që vinte përreth shtëpisë. Policët u futën me forcë në shtëpi duke e gjetur të vdekur 69-vjeçarin.

Si rrallë ndonjëherë, banka doli duarbosh kësaj radhe, megjithatë ishte e vetmja që u kujtua për të moshuarin.

LEXO EDHE:

Back to top button