SKY/ECC-Dy ish policë bashkëpunëtorë të grupit të Gërçecit
SKY/ECC-Dy ish policë bashkëpunëtorë të grupit të Gërçecit
Policia ka arrestuar tre persona emrat e të cilëve pas procesit hetimorë dhe indikacioneve që kanë dalë nga aplikacioni SKY/ECC ka rezultuar se kanë shitur “sekrete hetimore”, kanë tradhtua aksione policore dhe janë pasuruar në kundërshtim me ligjin. Bëhet fjalë për Darko Grupçev dhe Ejup Akija ish të punësuar në MPB si dhe i dyshuari i tretë Oliver Petrov. Ky i fundit ka qenë ura lidhëse e ish zyrtarëve të policisë për t’i dhënë informacione grupit të organizuar kriminal që sipas policisë udhëhiqej nga Sheval Muarremi aktualisht nën masën e kërkimit ndërkombëtarë si krijues i grupit të Gërçecit.
“Nga dhjetori i vitit 2019 deri në mars të vitit 2021 duke e ditur se dhënia e informacioneve mbi masat për arrestime dhe zbatimin e masave operative kundër personave nën dyshime do t’i sjell të mira materiale, para dhe dhurata janë lidhur me grupin e organizuar kriminal të cilët (si grup) janë të përfshirë në vepra kriminale të rënda për të cilat parashikohen edhe dënime me burg të përjetshëm”, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.
Pas aksionit të 25 janarit kundër Sheval Muarremit dhe grupit të organizuar kriminal, policia ka vazhduar me zbërthimin e bisedave nga aplikacioni SKY/ECC. Nga ky proces hetimor kanë dalë emrat e Darko Grupçev dhe Ejup Akija në komunikim me Oliver Petrov, krahu i djathtë i Sheval Muarremit.
“Nga tetori i vitit 2023 deri në janar të vitit 2024 policia dhe Prokuroria e krimit të organizuar kishte hetuar shtetas të Maqedonisë së Veriut mbi dyshimet se janë pjesë e grupeve ndërkombëtare kriminale të cilët përmes shfrytëzimit të aplikacionit SKY/ECC kanë organizuar dhe transportuar kokainë nga Afrika e Jugut në BE dhe Maqedoni të Veriut. Ky heti përfundoi me akuza kundër 16 shtetasve të Maqedonisë së Veriut. Analizat e mëtejme në bashkëpunim me Eurpol dhe Eurojustice dëshmuan e të kallëzuarit kanë kryer veprat për të cilat sot dyshohen”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga bastisjet e kryera në shtëpitë e të dyshuarve, për Darko Grupçev është konstatuar se ka pasuri të patundshme aq të madhe sa nuk korrespondon me të ardhurat e tij si zyrtar policorë. Ejup Akija para pensionit ishte në disa pozita udhëheqëse në Ministrinë e Brendshme, ndërsa pas daljes në pension u bë kryetar i Asociacionit Ndërkombëtarë të Policisë për Maqedoni të Veriut. Ndërkohë emri i Oliver Petrov lidhet me shumë vepra të tjera penale, njëra ndër to tentim vrasja ndaj djalit të ish kreut të shërbimit të sigurisë, Zoran Verushevski në vitin 2005. Së fundit, Petrov ka qenë i njohur për lidhjen e tij me njërën nga yjet e estradës maqedonase. /Alsat.mk