Marketingu në rrjet: Thyejmë barriera për gratë sipërmarrëse
Marketingu në rrjet: Thyejmë barriera për gratë sipërmarrëse

Në dekadën e fundit, numri i grave që kanë vendosur të ndërtojnë sukses duke ndërtuar biznesin e tyre ka arritur afërsisht 252 milionë. Rritja e vazhdueshme e këtij numri tregon qartë se gjithnjë e më shumë gra ndihen të fuqizuara për t’u bërë sipërmarrëse, duke u dhënë atyre mundësinë për të rritur të ardhurat dhe për të arritur qëllimet e tyre të stilit të jetesës.
Për shumë gra, veçanërisht ato që kujdesen për anëtarët e familjes, bota tradicionale e punësimit është shpesh jo fleksibël, duke i detyruar ato të balancojnë përgjegjësitë e shumta, gjë që përbën një sfidë për një karrierë të suksesshme. Megjithatë, mundësia për të pasur biznesin e tyre u ofron grave fleksibilitetin për të kapërcyer disa nga këto pengesa dhe është një mundësi tërheqëse për shumë prej tyre. Në fakt, një sondazh i kohëve të fundit i kryer nga kompania kryesore e ushqimit Herbalife, e cila anketoi 9000 gra nga 15 vende, tregoi se deri në 72% e grave duan të kenë biznesin e tyre.
Ndërsa nisja e një biznesi nga e para tingëllon tërheqëse, mund të jetë gjithashtu e frikshme dhe shpesh është e vështirë të dish se kujt t’i drejtohesh për ndihmë dhe këshilla. Në të kundërt, kompanitë që shesin produktet e tyre përmes një rrjeti global shpërndarësish të pavarur, si Herbalife, ju ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për njerëzit që duan të fillojnë udhëtimin e tyre sipërmarrës duke u ofruar atyre siguri, mbështetje dhe mbrojtje.
Nuk duhet të filloni nga zero
Duhen vite dhe investime kapitale për të ndërtuar markë të njohur. Për shumë sipërmarrës, kjo është thjesht një detyrë shumë e madhe në fillim, veçanërisht nëse duhet shpejtë të realizojnë të ardhura. Ndërsa, kur punoni me kompani të etabluar për shitje të drejtpërdrejtë, kjo ju lejon të ndërtoni biznes nga suksesi i një marke tashmë të dëshmuar, të mirënjohur me një pjesë të konsiderueshme të tregut – fillim dinamik për ata që duan të jenë shef të vetvetes.
Opsion fleksibil
Shitja direkte ju jep fleksibilitet për të pasur kontroll mbi karrierën tuaj duke ndërtuar biznes që përshtatet me angazhimet e juaja të tjera dhe ju jep lirinë për të punuar në mënyrë që ju përshtatet më së miri juve dhe stilit tuaj të jetesës. Më shumë se gjysma e shpërndarësve të pavarur të Herbalife janë gra, duke konfirmuar faktin se Herbalife në mbarë botën ofron mundësinë e përsosur sipërmarrëse për gratë që e duan fleksibilitetin, besimin dhe mundësinë për të filluar biznesin e tyre.
Nuk jeni vetëm
Sipërmarrësit ndonjëherë mund të ndihen të vetmuar, pa shoqërinë dhe mbështetjen e ekipit apo kolegëve, por kur të bëheni pjesë e një kompanie të marketingut të rrjetëzuar si Herbalife, e mira është se ju merrni ndihmë dhe mbështetje që nga dita e parë. Herbalife u ofron distributorëve të saj të pavarur trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm për t’i fuqizuar ata në udhëtimin e tyre të biznesit – duke u siguruar që ata të kenë aftësitë e duhura për të trajtuar çdo sfidë me të cilën mund të përballen. Kjo përfshin trajnimin për produkte dhe shitje, si dhe trajnimin për marketing dhe media sociale. Këto trajnime zhvillohen me seminare të drejtpërdrejta, online dhe përmes aplikacioneve të dizajnuara posaçërisht. Këto aftësi kyçe mund t’i zbatoni në aktivitete të tjera biznesi në të cilat mund të dëshironi të angazhoheni – tani dhe në të ardhmen.
Rrugë pa rrezik
Sigurimi i kapitalit fillestar për të filluar biznes mund të jetë një nga pengesat më të mëdha për këdo që mendon të fillojë biznesin e tij. Në Herbalife, ju mund të filloni biznes menjëherë pa investime të mëdha dhe kredi për fillimin e biznesit. Pakoja jonë e re e anëtarësimit kushton vetëm 3,152,69 denarë dhe përfshin shejkin tonë kryesor Formula 1 për zëvendësimin e ushqimit dhe materialet edukative online.
Në fakt, me standardin tonë të artë të mbrojtjes, i cili përfshin garanci 100% të kthimit të parave në paketën e anëtarësimit dhe të gjitha produktet e pahapura brenda 12 muajve, ne jemi liderë në industrinë e shitjes direkte.
Popullariteti i shitjeve direkte pasqyrohet edhe në një sondazh të fundit të SELDIA, sipas të cilit 88% e shitësve direkt janë gra, gjë që tregon sesi kjo mënyrë fleksibile pune i ndihmon gratë të thyejnë barrierat që shpesh i mbajnë larg sipërmarrjes tradicionale. Shitja direkte nuk është koncept i ri, por më tepër mundësi që plotëson nevojat e fuqisë punëtore moderne si kurrë më parë.
Mësoni më shumë rreth mundësisë afariste në Herbalife:
https://www.herbalife.com/mk-mk/business-opportunity