451 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kemi një shpërthim të infeksionit, pasi janë shënuar 451 raste të reja me COVID-19 në të gjithë vendin nga 5135 testime që janë bërë, ndërkohë që 2 persona kanë humbur jetën nga sëmundja.
Aktualisht janë 3375 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 54 pacientë. Janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,755 që nga fillimi i epidemisë.