Një makinë u përfshi nga flakët pranë Qendrës Klinike

Një makinë u përfshi nga flakët pranë Qendrës Klinike

Një makinë është përfshi nga flakët pranë Qendrës Klinike në Shkup, njoftuan nga Njësiti i Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit. Komandanti i këtij njësiti, Zvonko Tomevski tha se raporti për zjarrin  është marrë sot në mëngjes diku pas orës 9, dhe në vendngjarje kanë dalë katër zjarrfikës me një automjet zjarrfikës dhe kanë shuar zjarrin.

“Një makinë u dogj në rrugën Vladimir Nazor në Shkup. Ekipet tona menjëherë shkuan në vendngjarje. Zjarri është shuar tashmë dhe ekipet po kthehen”, tha Tomevski duke shtuar se përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar dhe nuk kishte rrezik që zjarri të përhapej.

LEXO EDHE:

Back to top button