5 persona pozitiv me “Covid 19” në Moto GP

Pandemia “Covid 19” ka prekur edhe sportin e MOTO GP. Pas garës së fundit, në pistën italiane në Mizano, 5 persona kanë rezultuar pozitiv në testet për koronavirus. Mirëpo të gjithë janë në izolim shtëpiak dhe janë asimptomatik.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për 3 inxhinierë të tri skuadrave të ndryshme, si dhe për dy teknikë të Dorna (kompania që menaxhon garat e Moto GP).

Ndërkohë nuk është raportuar se ndonjë person tjetër është prekur me “Covid 19”, në bokset në pistën në Mizano.

LEXO EDHE:

Back to top button