Selami: Deri më tani 6 persona kanë tentuar të regjistrohen me IP adresa nga Maqedonia

Gjatë ditës së djeshme, kur edhe filloi procesi i regjistrimit të diasporës janë vërejtur 6 tentime për tu regjistruar me IP adresa nga Maqedonia, të cilat sipas zv. Drejtorit të Entit Shtetëror të Statistikave, Ilmi Selami janë detektuar dhe menjëherë janë shlyer nga sistemi dhe nuk janë në mesin e 11.149 personave të regjistruar. Selami në “Programi 200”, hodhi poshtë pretendimet e opozitës se pushteti në një far forme po kërcënon qytetarët që të kyçen në procesin e regjistrimit.  Ai tha se opozita këtë e bënë për pikë politike dhe se ata vetëm njoftojnë qytetarët me obligimin ligjor që e kanë për tu përfshirë në procesin e regjistrimit,  njashtu siç i përkujtojnë edhe për atë se çdo tentim për shkeljen e këtij procesi është e dënueshme me ligj.

Mund të ketë pasur tentim për hyrje në sistem nga Maqedonia, por jo më tepër se 6. Do të thotë nga këto 6 tentativa, katër kanë qenë gjoja se të suksesshme, por absolutisht i kemi fshirë nga sistemi dhe këto 6 nuk janë numëruar në këtë numër që e thash (11.149). Është më se e qartë dhe nuk ka nevojë të futet huti në opinion. Unë e kuptoj opozitën se është  e interesuar për arritjen e pikëve politike, por nuk e kuptoj se si mëtojnë të arrijnë pikë politike përmes një procesi siç është regjistrimi. Nuk e kuptoj ku është ajo që thonë se ne kanosemi. Ne e kemi për  obligim që ti tregojmë popullatës, ashtu siç i tregojmë se duhet të regjistrohet, ashtu siç i tregojmë se si duhet  të  regjistrohet, gjithashtu i tregojmë se nëse dikush e keqpërdor procesin do pasojnë edhe gjoba edhe dënime. Ne themi regjistroheni se është obligim qytetar dhe ligjor dhe themi keni kujdes mos bëni shkelje se është vepër penale. Nga ana tjetër kemi marrë të gjitha masat që ti rruajmë dhe ti mbrojmë të dhënat që i marrim përmes procesit të regjistrimit. Por askush nuk mund t’ju garantoj. Ju jeni në shtëpi dhe nuk mund të garantoni se nuk mund t’ju hyj ndonjë vjedhës nga jashtë dhe t’ju vjedh shtëpinë edhe pse keni marrë të gjitha masat, keni vendu kamera, dhe gjëra të tjera mbrojtëse. Nëse dikush dëshiron t’ju vjedh, sërish do ju vjedh”, tha Selami.

LEXO EDHE:

Back to top button