54 afganë nisën nga Kosova për në SHBA

54 afganë janë nisur nga Kosova për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ata kanë qëndruar për disa muaj në Kampin Bondsteel. Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës në koordinim me Ambasadën Amerikane kanë organizuar nisjen e afganëve për në SHBA.
“Sot ju uruam lamtumirë 54 miqve tanë afganë, të cilët sot herët në mëngjes u larguan nga Prishtina për në SHBA. Patëm kënaqësi që t’i mirëpritnim këtu dhe t’ju tregonim mikpritjen e vendit tonë. Po punojmë pandërprerë me partneren tonë, @USEmbPristina që mysafirët nga kampi Liya të mund të largohen nga Kosova dhe t’ia fillojnë jetës së re. Ju urojmë gjithë të mirat dhe shpresojmë të dëgjohemi sërish me ta”.