Federer, nuk do të luajë në turneun në Dubai

Pas fitores 2-1 ndaj Daniel Evans në raundin e dytë të turneut në Doha, Roxher Federer është mundur po me 2-1 nga gjeorgjiani Nikoloz Basilashvili, në çerekfinale. Federer e nisi mirë ndeshjen, duke fituar 6-3 setin e parë, por shpejt rivali i tij reagon dhe fiton 6-1 setin e dytë. Në setin e tretë ka më shumë rivalitet, por Basilashvili është më i saktë dhe fiton 7-5, duke avancuar në gjysmëfinale.

 

 

Kështu, zvicerani tërhiqet shpejt nga kjo aventurë në Doha, me 1 fitore dhe 1 humbje. Ai rikthehej në fushë pas 405 ditësh, pas dy operacionesh në gju që kreu vitin e kaluar. Federer pranoi se ende nuk është në 100% të formës së tij më të mirë. Për pasojë, Federer, numri 6 në botë, deklaroi se nuk do të luajë në turneun e Dubai, që nis javën e ardhshme.

 

“Ishte një kënaqësi që rikthehesha, e shijova çdo minutë që luajta në Doha. Vendosa të vijoj stërvitjen, ndaj nuk do të luaj në Dubai javën tjetër”, tha Federer.

LEXO EDHE:

Back to top button