6 fakte tejet interesante që nuk i dinit për Kadarenë
Kadare ka shënuar një numër rekord të përkthimeve me veprat e tij (në mbi 45 gjuhë të huaja). Më poshtë ju sjellim gjashtë fakte që s’i keni ditur asnjëherë për të:
- Në moshën12 vjeçare Kadareja është arrestuar nga regjimi komunist, që sapo ishte vendosur, me akuzën falsifikues monedhash
- Ekziston një fondacion në Francë me emrin “Mapo”, që jep çmimin “Kadare” për letërsi
- Ismajl Kadare ka tymosur mariuhanë në Amsterdam, bashkë me gruan e tij Helenën. Këtë e ka bërë të ditur vetë Helena Kadare në librin e saj “Kohë e pamjaftueshme”
- Më 30 maj 2016, presidenti francez François Hollande i ndau Kadaresë titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, titull që jepet vetëm për figurat e shquara botërore
- Kadare ka jetuar në një pallat me shkrimtarin Dritëro Agolli në Tiranë, në Pallatin e Shkrimtarëve
- Në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me çmimin Lerici Pea . Dhënia e çmimit Lerici Pea 2010 nënkupton rolin e poezisë dhe letërsisë si instrument lirie, duke u bërë mbështetje për të gjithë njerëzit e botës, të cilëve i janë mohuar liritë themelore.








