60 të vrarë dhe mbi 20 të plagosur nga sulmi izraelit në Gaza
60 të vrarë dhe mbi 20 të plagosur nga sulmi izraelit në Gaza

Të paktën 60 të vrarë dhe mbi 20 të plagosur nga sulmi izraelit në Gaza. Izraeli sulmoi një ndërtesë pesëkatëshe në Rripin e Gazës ku qëndronin palestinezë të zhvendosur. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, më shumë se gjysma e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë. Megjithëse po përballet me kritika të ashpra nga ndërkombëtarët dhe kërkesë të vazhdueshme për armëpushim, Izraeli, në javët e fundit ka zhvilluar një operacion në shkallë të gjerë në veri të Gazës, duke synuar ata që sipas tij, janë xhepat e militantëve të Hamasit që janë rigrupuar atje. Ofensiva hakmarrëse e Izraelit ka vrarë mbi 43,000 palestinezë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore. Rreth 90% e popullsisë prej 2.3 milion banorësh janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre. /Alsat.mk