62 vjeçari nga Livadhia në polici për vrasjen e qenve endacakë

62 vjeçari nga Livadhia në polici për vrasjen e qenve endacakë

Gazetar: Miki Trajkovski

Policia dyshon një 62-vjeçar banues në fshatin Livadhi nga Struga dje në periudhën nga ora 06:45 deri në ora 07:15 në rrugën “Vllado Maleski” në Strugë, me armë zjarri ka vrarë shtatë qen endacakë. Atij i është marrë një pushkë gjuetie e kalibrit 16 mm. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. Shoqata për mbrojtjen e kafshëve, Anima Mundi, ka publikuar dje një video, ku shihet grumbullimi i qenve të vrarë në një rimorkio traktori për t’u çuar në deponi. Ata pretendojnë se edhe sot nga dy persona me armë zjarri janë vrarë qenë endacakë.

“Për më pak se 24 orë janë vrarë më shumë se njëzet qen endacakë dhe është gjithnjë e më e dukshme se vrasësit nuk kanë ndërmend të ndalojnë, ndërsa MPB-ja është e pa interesuar dhe e paaftë të merret me kaubojët në Strugë”, thonë nga Anima Mundi, Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve.

Ndryshe, sulmet e qenve endacakë ndaj qytetarëve kohëve të fundit në Strugë kanë marrë përmasa alarmante. Vetëm ditën e djeshme ka pasur sulme ndaj një fëmije dhjetë vjeçar, një 39 vjeçar dhe një 61 vjeçar banues në fshatin Kalishtë.

“Edhe pse nuk është i vetmi, por është një nga problemet më aktual dhe më i madh me të cilët po përballemi dhe që duhet të jetë prioritet për t’u zgjidhur”, deklaroi Ana Naumoska-, Shoqata Aqua Strugë.

Nga komuna thonë se janë duke punuar për zgjidhjen e problemit, por nevojitet edhe ndihmë nga pushteti qendror, pasi nuk kanë kapës profesionist të qenve. Nga viti 2019 e deri më sot, sipas policisë, janë regjistruar të paktën 73 sulme./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button