Ibra vazhdon bashkëpunimin me Milanin

Skuadra e AC Milan ka bërë të ditur se Zlatan Ibrahimovic ka vazhduar kontratën. Milani është skuadra për të cilën Ibra ka luajtur më shumë në Itali. Ibrahimovic shënoi 84 gola në 130 paraqitje me “Rossonerët” dhe sulmuesi suedez do të vazhdojë të veshë fanellën kuqezi sezonin e ardhshëm. Ibra ka rinovuar kontratën deri në fund të sezonit 2021-2022