664,452 vaksinime të kryera deri tani në Shqipëri, nga të cilat 212,418 doza të dyta

Deri më tani në Shqipëri janë kryer 664,452 vaksinime, nga të cilat 212,418 janë doza të dyta. Në një postim në Facebook, ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë Ogerta Manastirliu shpreh mirënjohjen për vaksinatoret e përfshira në këtë proces në të gjithë Shqipërinë.
POSTIMI
“Mirënjohje për punën e palodhur çdo ditë, vaksinatoreve tona në çdo cep të vendit, që po çojnë përpara një proces vaksinimi shembullor, për mbrojtjen e jetës e shëndetit të qytetarëve 664,452 vaksinime të kryera deri tani, nga të cilat 212,418 doza të dyta. Në foto, vaksinatoret në Pukë, Dibër, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Fier, Korçë.”