70-vjeçari në SHBA shpallet i pafajshëm pas 48 vitesh në burg

70-vjeçari në SHBA shpallet i pafajshëm pas 48 vitesh në burg

Një burrë në SHBA është shpallur i pafajshëm pasi vuajti dënimin në burg për afro gjysmë shekulli, për një vrasje që nuk e kishte bërë, dhe ky është shënuar si dënimi më i gjatë i gabuar në Amerikë. Gjykata në Oklahoma ka liruar Glynn Simmons, tashmë 70 vjeç, pasi vlerësoi se provat vendimtare në rastin e tij nuk iu dorëzuan avokatëve mbrojtës. Një prokuror i qarkut tha se nuk kishte prova të mjaftueshme për të garantuar një gjyq të ri. Simmons kreu ekzaktësisht 48 vjet, një muaj e 18 ditë burg për vrasjen e Carolyn Sue Rogers në vitin 1974, gjatë një grabitjeje në një dyqan pijesh alkoolike periferi të Oklahoma./ Alsat.mk

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button