75 vite më parë vdiq shkrimtari George Orwell
75 vite më parë vdiq shkrimtari George Orwell

George Orwell (25 qershor 1903- 21 janar 1950) ishte shkrimtar dhe gazetar anglez.
George Orwell ka lindur në Indi në vitin 1903 ku babai i tij ishte shërbyes civil në administratën e Perandorisë Britanike. Pas një viti, ai u soll për t’u rritur dhe arsimuar në Angli. Pasi që shkollimin e kreu në “Eton College”, duhet theksuar se ndiqte shkollim të cilësisë sipërore. Për shkak të mungesës së parave nuk pati mundësi të vazhdonte studimet universitare.
Me 20 maj 1937 u plagos në qafë, ngjarje të cilën e shpjegoi në esenë “Wounded by a Fascist Sniper” (i plagosur nga një snajperist fashist) dhe në novelën “Homage to Catalonia” (Homazh Katalonisë). Pas kësaj ngjarje u kthye në Angli, moment i cili shënon ndryshim të madh në pikëpamjet e tij politike por edhe në intensifikimin e krijimtarisë letrare.
George Orwell, ka shkruar 9 libra, dy përmbledhje me ese të shkurtra dhe disa qindra recensione dhe shkrime të tjera që përbëjnë artikuj të gazetarisë.