Skuadra e Lillës, është kampioni i Francës për edicionin 2020/21. Me fitoren në udhëtim te Anzherit me rezultat 1 – 2, skuadra e Lille është kampion për këtë edicion. David (10′) dhe Jilmaz (45+1) realizuan për mysafirët, derisa golin e nderit për Anzherin e shënoi Fulgini në fundin e ndeshjes (90+2).
Me këtë fitore, Lille është kampion me 83 pikë, një më shumë se PSZH-ja që u rendit e dyta me 82 pikë.
“Parisienët” fituan me rezultat 0 -2, por humbën titullin. Di Maria realizoi në mënyrë të mrekullueshme nga korneri për të ndryshuar epërsinë (37′). Ndërsa, Kilian Mbappe realizoi golin e dytë dhe të fundit në këtë takim (71′). Ndërkohë, pozitën e tretë në Ligue 1, e zuri Monako.
Dështon në mënyrë fatale Lyoni, që shpërdoroi avantazhin 2-1 ndaj Nices dhe u mposht 2-3, duke mbetur në vendin e katërt dhe jashtë zonës Champions për sezonin e ardhshëm. Monaco nuk shkoi përtej barazimit pa gola ndaj Lensit, duke ruajtur vendin e tretë.
Zhgënjen Nantes, që u mposht në shtëpi 1-2 nga Montpellier dhe e mbylli sezonin në vendin e 18, teksa për të siguruar mbijetesën, do të duhet të përballet në Play Out me skuadrën e Toulouses. Siguron një biletë për në Conference League edhe Rennes, që triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Nimes dhe parakaloi Lensin, duke e mbyllur kampionatin në vendin e 6.








