Brazil, arrestohet shefi i mafias italiane “Ndragheta”

Ka marrë fund arratisja e shefit të Ndrangheta-s, Roço Morabito, i cili është vënë në pranga në Brazil.

Arrestimi i tij është bërë në veri të Brazilit, i koordinuar nga prokurorët antimafia të Reggio Calabria dhe Torinos, në qytetin e Joao Pessoa.

Aktualisht konsiderohet narko-trafikanti më i njohur i ‘Ndrangheta’ në qarkullim dhe për nga rëndësia i arratisuri i dytë më i kërkuar pas Matteo Messina Denaro.

Morabito, i dënuar me 30 vite burg për trafik droge në Itali ishte zhdukur në qershor të vitit 2019.

Disa ditë pas ekstradimit në Itali ai u arratis nga burgu i Montevideo.

Pothuajse dy vjet pas arratisjes FBI dhe karabinierët e identifikuan atë në veri të Brazilit.

Morabito për vite me radhë ka luajtur rolin e sipërmarrësit Francisco Antonio Capeletto Souza, aktiv në sektorin e importit, eksport dhe kultivim intensiv të sojës.

Një identitet i mbuluar që zgjati me vite, deri në identifikimin e tij në periferi të Punta del Este, ku ai jetoi i fshehur.

LEXO EDHE:

Back to top button