76 vite nga Kongresi i Lipovicës

76 vite nga Kongresi i Lipovicës

Më 25 korrik 1946, në Kongresin e Lipovicës morrën pjesë rreth 150 luftëtarë nga shumë vise shqiptare që strehoheshin në male, në përpjekje për ta luftuar regjimin komunist në Jugosllavi dhe Shqipëri, i cili kishte aplikuar masa shfaronjëse kundër kryengritësve shqiptarë, duke i etiketuar si ballistë, me qëllim për ti dënuar si bashkëpunëtorë të fashizmit.

Kjo deklaratë e Gjon Serreqit (në foto) dhënë para organeve të OZN-ës jugosllave pasqyron më së miri ripozicionimin e forcave atdhetare të asaj kohe, preokupimin e tyre politik dhe ndërtimin e një strategjie të qartë të veprimit: “Kam thënë se duhet të formohet organizata dhe se kjo nuk është organizatë balliste, por është Organizatë Nacional Demokratike Shqiptare, e cila ka për qëllim luftën kundër rendit ekzistues shoqëror në Jugosllavinë e sotme dhe në Shqipërinë e sotme, për krijimin e Shqipërisë etnike duke e bashkuar Kosovën në kufijtë e saj etnikë, që do t’i bashkoheshin Shqipërisë së tillë me rendin që do ta krijonim ne. Ndërrimin e rendit shtetëror e kemi planifikuar ta zbatojmë me intervenimin e fuqive të mëdha, të jashtme siç janë: Anglia dhe Amerika dhe me ndihmën e fuqive të armatosura, që ishin në male, të cilat do të ngriheshin për ta marrë pushtetin në duart e veta”.

Në këtë kongres morrën pjesë: Gjon Serreçi, Ajet Gërguri, Arif Shala, Osman Bunjaku, Hilmi Zariqi, Jetullah Rezalla, Ahmet Selaci, Mulla Ramë Govori, Azem Jashanica, Osman Bunjaku, Shaban Bunjaku, Ahmet Selaci, Kadri Bebë Ribari, Mustafë Kadri Beba, Salih Rexhë Ribari, Rexhep Salihu, Sadri Duhla, Ali Gashi, Shemsi Gashi nga Mramori dhe shumë luftëtarë të tjerë nga të gjitha viset e Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button