Mici vazhdon me Prishtinën edhe për 3 sezone

Gledi Mici ka rinovuar kontratën me Prishtinën dhe do të jetë në kryeqytetin e Kosovës deri në vitin 2024. Mici ishte transferuar nga Shkëndija e Tetovës,ku në Prishtinë ka mahnitur me paraqitjet e tij që nga atëherë. Ai ishte ftuar nga Shallandes për ndeshjet miqësore ndaj Gambisë dhe Guinesë, por iu desh të rikthehet që të jetë i gatshëm në ndeshjet e Prishtinës që do t’i zhvillojë në kuadër të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Mici u shpreh tejet i kënaqur me rinovimin.

“Ndihem shumë mirë dhe i vlerësuar në skuadër, me qytetin dhe tifozët, prandaj vazhdimi i kontratës ishte vendim i lehtë. Shpresoj të vazhdojmë me suksese në paraqitjet në Evropë dhe me një tjetër titull të kampionit”, përfundoi Gledi Mici.

LEXO EDHE:

Back to top button