844 raste të reja me Covid në Shqipëri dhe 3 viktima, një 20-vjeçar viktima më e re

Tre qytetarë ndërruan jetë ditën e sotme nga Koronavirusi në Shqipëri, mes tyre një 20-vjeçar nga Korça. Prej disa muajsh në Shqipëri nuk regjistroheshin tre humbje jete nga virusi brenda 24 orëve, ndërsa përpos rritjes së fortë të numrave të infektimeve, sot 844, duket se po rriten edhe numri i fataliteteve sa më shumë i afrohemi stinës së vjeshtës, ndërsa Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë bën apel për vaksinim masiv.