Djali i Maradonas pas fitores së Argjentinës: E di që nga qielli je krenar baba

Diego Armando Maradona Junior e ka festuar fitoren e Argjentinës në Kupën e Amerikës pasi e mposthi Brazilin me rezultat minimal 1-0 me golin e Angel Di Marias.

“La Albicelestët” fituan trofeun e parë të madh pas 28 viteve, përcjellë KosovaPress.

Djali i Diego Armando Maradonas, Diego Armando Junior, festoi arritjen e Argjentinës duke kujtuar babanë e tij, i cili vdiq në nëntor të vitit 2020, në moshën 60 vjeçare.

“Të jesh argjentinas është e bukur,” shkroi ai në Instagram.

“Ky triumf është për ty, baba. E di që nga qielli, ju jeni krenar për këta djem. Argjentina kampione e Amerikës ”.

LEXO EDHE:

Back to top button