9 policë të arrestuar në Tabanoc, gjykata pritet të caktoj masa kujdesi

9 policë të arrestuar në Tabanoc, gjykata pritet të caktoj masa kujdesi

Gazetar: Adrian Kerimi

Nëntë polic të arrestuar në mesin e tyre komandanti dhe zëvendëskomandanti i pikës kufitare “Tabanoc” është epilogu i aksionit të mbrëmshëm të cilin policia e zbatoi në bashkëpunim me Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion. Përveç në pikën kufitare, kabinat për kontrollin dhe legjitimimin e pasagjerëve dhe dollapët personal të policëve, bastisje ka pasur edhe nëpër shtëpitë e policëve. Që të gjithë janë shoqëruar në polici, ndërsa gjatë ditës pritet që t’i dorëzohen gjykatësit të procedurës paraprake. Akoma nuk dihen masat e ndërmarra ndaj tyre.

Policia nuk jep shumë informacion, aq më pak Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion. Nuk dihet për materialet e konfiskuara gjatë bastisjes, por në rrethana jo zyrtare thuhet se policia ka gjetur një kuti me para në vlerë prej 15 mijë eurove në valuta të ndryshme.

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski gjatë një takimi me gazetarët tha se veprat për të cilat dyshohen nëpunësit policorë janë “shpërdorimi i detyrës zyrtare” dhe “mit marrja”. Nuk ka informacion nëse grupi ka qenë i organizuar në strukturë ose të gjithë dyshohen për vepra të ndara, përkatësisht për veprime të veçanta penale.

Gjatë aksionit policia bllokoi pikën kufitare me Serbinë, duke krijuar kaos edhe revoltë nga ana udhëtarëve të cilët më orë të tëra kishin pritur për të hyrë në Maqedoni.

Pika kufitare u rikthye në funksion vetëm pas dy orësh, atëherë kur policia u tërhoq bashkërisht me njësinë speciale. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button